75 Mall Live Search
12:44 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / OSH

Dorëheqja e Cakaj, reagojnë Pacolli dhe Haradinaj-Stublla

Pas dorëheqjes, si ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, së Gent Cakaj, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacollit dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Pacolli nëpërmjet një reagimi në Twitter i shprehu falënderimet Cakajt për punën e shkëlqyer të bërë në krye të diplomacisë shqiptare, si edhe suportin ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare. Më tej, Pacolli shprehu mirënjohjen për miqësinë dhe bashkëpunimin me Cakajn.

Nga ana tjetër, në Facebook, Haradinaj-Stublla theksoi se me Gentin e Kosovës dhe kryediplomatin e Shqipërisë, kanë ndërtuar, ruajtur dhe kultivuar raporte të shëndosha e të forta bashkëpunimi ndërshtetërore e ndërshqiptare, duke ndihmuar njëri-tjetrin, dhe duke u angazhuar bashkë dhe sinqerisht për fuqizimin e interesave shqiptare në rajon e më gjerë.

Sipas ministres Haradinaj-Stublla me dorëheqjen e Cakajt, Kosova dhe shqiptarët në rajon do ta ndiejnë mungesën e një krahu të fortë përkrahjeje institucionale në Qeverinë aktuale të Shqipërisë.