Dorëheqja e Haradinajt, Thaçi takon sot Kryetaren e KQZ-së
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tashmë ka filluar konsultimet me partitë politike pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Dje ai ka takuar përfaqësuesit e KDTP-së dhe ata të VAKAT nga grupi parlamentar 6+, Ministrin Mahir Yagcilar dhe deputetët Duda Balje dhe Bahrim Sabani.
Ndërsa, për sot, në njoftimin e Presidencës është bërë e ditur se Thaçi do të takojë Kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, për të vazhduar konsultat për hapat e mëtejshëm në këto rrethana të tjera.
Kurse, takimet me partitë e tjera politike do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vet partive politike./Indeksonline/