Dorëheqja e kryetarëve të komunave veriore, Cakolli thotë se duhet zgjedhje të jashtëzakonshme

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se zgjedhjet në komunat veriore pas dorëheqjeve të kryetarëve aktual janë të pashmangshme.
Ai ka thënë se Ministria e Administrimit të Pushetit Lokal, duhet t’i përmbyllë procedurat që t’i hapen rrugë shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Dorëheqjet e kryetarëve të komunave, pavarësisht mënyrës së ofrimit, janë akte definitive dhe të pakthyeshme, që për pasojë kanë zgjedhjet. Institucionet qendrore nuk kanë ndonjë masë për të pranuar dorëheqjet, por vetëm mund t’i konfirmojnë ato formalisht. Prandaj, MAPL-ja duhet t’i përmbyllë sa më parë procedurat, për t’i hapur rrugë shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga Presidentja. Zgjedhjet duhet të mbahen brenda një periudhe prej 30 deri në 45 ditësh nga shpallja. Çfarëdo vonese në këtë drejtim ua cenon qytetarëve të drejtën kushtetuese të zgjedhjeve të institucioneve lokale.”, ka shkruar ai në Facebook.