Dorëheqja e Ramush Haradinaj, lajm kryesor në mediat serbe
Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje sot nga posti i kryeministrit të vendit.
Haradinaj në mbledhjen e qeverisë ka bërë të ditur se dorëheqja e tij ka ardhur për shkak se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, si i dyshuar i saj.
Edhe në Serbi, dorëheqja e Haradinaj nga posti i kryeministrit është bërë lajm kryesor.
Mediat serbe kanë raportuar menjëherë në lidhje me këtë ngjarje, ku pothuajse në çdo medium ky lajm është në ballinën kryesore.
Disa nga mediat që kanë reaguar në lidhje me dorëheqjen e Ramush Haradinajt janë Telegraf, Danas, B92 dhe Kurir./Indeksonline/