75 Mall Live Search
13:32 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / A. M.

Dorëheqja e Thaçit, Vjosa Osmani thërret konferencë për media

Pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pritet që të mbajë një konferencë për media.

Ndryshe, Osmani pritet që përkohësisht ta marrë detyrën e Presidentit të Kosovës, pasi Thaçi dha dorëheqje nga  posti i presidentit të Kosovës e që sipas Kushtetutës përkohësisht duhet të ushtrohet nga Kryetarja e Kuvendit.

Këtë e thotë Neni 90 i Kushtetutës parasheh se Kryetarja e Kuvendit mund ta ushtrojë këtë pozitë më së shumti 6 muaj.