75 Mall Live Search
16:00 / E Enjte, 05 Gusht 2021 / C E

Dorëheqje e madhe në kryesinë e FFK-së!

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka liruar atë nga detyra e sekretarit të përgjithshëm dhe e ka emëruar Salihun si drejtor për çështje sportive – Këshilltar senior Ligjor.

Z. Salihu e falënderoi KE dhe presidentin Ademi, duke potencuar se ka shërbyer për 15 vjet si Sekretar i përgjithshëm dhe tash dëshiron t’i kthehet çështjeve profesionale sportive dhe ligjore. Duhet të theksohet se z. Salihu është anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-s dhe kryetar i Këshillit të Arbitrazhit Sportive në KOK-ut ku do të vazhdojë edhe më tutje”, njofton FFK-ja.

Salihu mbante njërën nga pozitat kryesore në FFK dhe kishte mandat të përhershëm.

Indeksonline edhe më parë ka raportuar për konflikte në mes të Sekretarit Salihu dhe kreut të FFK-së, Agim Ademi.

Kujtojmë se Ademi është dënuar me burg për një vepër penale por që lënda e tij është rikthyer në rigjykim. /IndeksOnline/