11:54 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Dorëheqjet e serbëve, ​Haxhiu: Gjykata dhe Prokuroria në veri janë duke funksionuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se gjykata dhe prokuroria në veri janë duke funksionuar.

Sipas saj, pavarësisht, dorëheqjeve nga gjyqtarët dhe prokurorët në veri, lëndët po trajtohen dhe qytetarët po marrin shërbimet.

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Haxhiu, në konferencë për medie, tha se sundimi i ligjit në gjithë territorin e Kosovës është i paalternativë.

“Për herë të parë pozicioni i Kosovës në kuadër të dialogut me Serbinë është i dinjitoz dhe fuqishëm”, shtoi ajo.