75 Mall Live Search
10:26 / E Enjte, 28 Prill 2022 / B O

Dorëhiqet asambleisti i LDK-së në Prishtinë, Rukiqi zë vendin e tij

Fadil Aliu ka dhënë dorëheqje nga pozita e asambleistit të LDK-së në Prishtinë. Këtë vendim e ka marrë siç ka thënë, për shkaqe personale.

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal në Prishtinë është betuar pasuesi i tij.

Driton Rukiqi ka zënë vendin e Aliut në grupin komunal të LDK-së në Prishtinë./Indeksonline/