13:37 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / AR

Dorëhiqet Boris Johnson!

Kryeministria e Boris Johnson duket se ka përfunduar. Boris Johnson dha dorëheqjen si lider konservator sot dhe do të vazhdojë si kryeministër deri në vjeshtë.

Unë dua tju them miliona njerëzve faleminderit për mandatin. Unë kam këmbëngulur të vazhdoj të mbaj postin e kryeministrit se pse ky është detyrimi im I asaj që ju premtova kur mora mandatin.

Është e qartë se tani është vullneti i Partisë Konservatore parlamentare që të ketë një lider të ri të partisë dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri.

Procesi i zgjedhjes së udhëheqësit të ri duhet të fillojë tani dhe orari do të shpallet javën e ardhshme. Sa i trishtuar jam që po dorëzohem, falemderoj edhe familjarët e mi që më kanë mbështetur gjatë këtyre viteve.

Ne duhet të vazhdojmë të ngrihemi lart, të vazhdojmë të çlirojmë potencialin e çdo pjese të Mbretërisë së Bashkuar.

Nëse mund ta bëjmë këtë, do të jemi më të begatë në Evropë“, tha ai.