Dorëhiqet drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, konkurron në konkursin që e hapi vet

Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Sale Bytyqi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Largimi i saj nga kabineti i Bali Muharremajt po bëhet me arsyetimin se e njëjta do t’i kthehet profesionit të saj.
Indeksonline mëson se Bytyqi është duke bërë përpjekje që t’i kthehet mjekësisë.

Portali ynë ka siguruar dokumentin ku tregohet se ish-drejtoresha ka aplikuar në një konkurs të shpallur nga Komuna.
Konkursi është hapur me 18.05.2020 ku përpos ish-drejtoreshës, janë edhe dy gra të tjera.
Lumturije Mujaj-Morina, specialiste e Mjekësisë Familjare dhe Minire Bllaca-Cuholli, Sepcialiste e Mjekësisë Familjare. /Indeksonline/