19:31 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Dorëhiqet edhe aktivisti që u përgjak në mbrojtje të Albinit [Foto]

Në një konferencë për media nga ku dhanë dorëheqje disa anëtar të sekretariatit të VV-së ishte edhe aktivisti, Kushtrim Dermaku.

Kështu, më 28 Nëntor të vitit 2015, në aksionin e policisë për të arrestuar Albin Kurtin në zyrat e Vetëvendosjes, shumë aktivistë ishin arrestuar nga policia sepse mbronin liderin e tyre, shkruan Indeksonline.

Nga dhuna që u ushtrua gjatë këtij aksioni kishte pësuar më së shumti Kushtrim Dermaku, aktivist i kësaj Lëvizje. Nga plaga që kishte marrë në kokë u detyrua të trajtohej në Qendrën Urgjente.

Dikur përgjakej për të, por sot Kushtrimi dhe disa aktivist të tjerë u larguan nga Vetëvendosje për siç thonë ata “fyerjet që po u bëhen atyre dhe mospajtimeve me Albin Kurtin”./Indeksonline/

(Foto +18)