Dorëhiqet kryesia dhe trajneri i Fushë Kosovës
Klubi i futbollit Fushë Kosova, javë më parë u dënua nga komisionet e FFK-së me heqjen e gjashtë pikëve me ç’rast u dëbua në Ligën e Dytë.
Fushë Kosova e humbi qëllimisht ndeshjen ndaj Drenasit, duke bërë një gabim në minutat shtesë.
Fushë Kosova inkuadroi në lojë një lojtar që nuk ishte fare në protokoll dhe krejt kjo bëri që Komisioni i Garave të marrë vendim për heqjen e gjashtë pikëve.
“Pas analizimit të këtij stinori dhe vendimeve të njëanshme të komisioneve të FFK, japim dorëheqje të parevokueshme nga postet drejtuese të klubit të futbollit, Fushë Kosova. Dorëheqja vie nga Presidenti, bordi dhe stafi teknik. Falënderim i veçanta për lojtarët dhe tifozët “Pampurat” që na përkrahën gjatë gjithë kohës”, shkruhet në njoftimin e klubit.