21:53 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dorëhiqet Lulzim Basha, djeg mandatin e deputetit

Pas vendimit unanim të Këshillit Kombëtar të PD-së për djegien e mandateve dhe pas nisjes së firmosje së dorëheqjeve nga të gjithë deputetët e saj, tashmë publike dorëheqjen e tij e bëri edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha ka publikuar dokumentin e nënshkruar për dorëheqje, ku ndër të tjerash thuhet se duke vlerësuar si të pamundur vijimin e punës në Kuvendin e Shqipërisë dhe në mbështetje të shkronjës ‘B’ pika 2,  neni 71 i Kushtetutës së Shqipërisë, transmeton Indeksonline.

Përpos kësaj, Basha theksoi se  nuk ka kthim pas dhe se nesër bashkë me qytetarët e lirë do të jenë para Parlamentit në ora 10:00, për të vazhduar protestën e cila nisi javën e kaluar./Indeksonline/