75 Mall Live Search
12:44 / E Premte, 28 Janar 2022 / OSH

Dorëhiqet nga VV asamblisti në Shtime, e quan kryetarin gënjeshtar

Reshat Mujota është zyrtarisht asamblist i pavarur në Kuvendin Komunal të Shtimes, pasi u tërhoq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në seancën e kuvendit të Shtimes, Mujota adresoi kritika ndaj kryetarit Qemajl Aliu, duke e quajtur gënjeshtar.

Tutje, ai tha se është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës me qëllimin për të bërë ndryshime për qytetarët me VV-në, mirëpo sipas tij kjo e fundit nuk është e interesuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Nuk u përmbajtën marrëveshjet dhe as meritokracia. Madje, po shihet që nuk jeni transparent”.