Dorëhiqet zëvendëskryeministrja e Britanisë

Angela Rayner ka dhënë dorëheqjen nga detyra e zëvendëskryeministres dhe sekretares për çështjet e strehimit.
“The Guardian” raporton se ky vendim vjen pas një hetimi që kishte nisur ndaj saj, nga këshilltari etik i qeverisë për mosshlyerjen e plotë të taksës së pasurive të paluajtshme (stamp duty) për një apartament bregdetar prej 800 mijë paundësh.
Dorëheqja e saj konsiderohet një goditje e rëndë për kryeministrin Keir Starmer, i cili fillimisht kishte vendosur ta mbështeste. “Tani, autoriteti i tij është dëmtuar seriozisht”, raporton e përditshmja britanike.
Largimi i Rayner gjithashtu i lë laburistët pa një nga zërat më autentikë dhe më të fuqishëm të klasës punëtore, në një kohë kur partia është duke u përpjekur të rifitojë besimin e elektoratit tradicional dhe po mbetet pas partisë së Nigel Farage, Reform UK në sondazhe.