75 Mall Live Search
21:02 / E Premte, 04 Korrik 2025 / Gj. Sh

Dorentina Nezaj, e 5-ta në Evropian

Mundësja, Doruntina Nezaj ka zënë vendin e pestë në Kampionatin Evropian të mundjes.

Ajo ishte në mesin e më të mirave te grupmoshat U20, që po mbahet në Caorle të Italisë.

Nezaj përmes repesazhit arriti deri tek lufta për medaljen e bronztë, ku e humbi sfidën me Angelo Cassarela të Italisë.

Vendi i 5-të në Evropian vlerësohet sukses për Nezajn, që shihet e ardhmja e mundjes.