Dorëzohen çertifikatat e reja për mjetet pa pilotë

Në vazhdën e aktiviteteve rregullatore të parapara me legjislacionin në fuqi, më27nentor 2024, Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) organizoi provimin për njohuritë për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) të Kategorisë 3 te mbajtura nga Inxhinerja Leonora Ibraj.
Këtij provimi ju është nënshtruar operatori z.Arber Gashi nga Republika e Kosovës i cili e ka kaluar me sukses këtë test. Me këtë rast kisha nderin te ja dorzoj certifikaten për kategorin e tretë të sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot, duke ju uruar suksese dhe operime të sigurta në të ardhmen.
Operimet e Sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) është e rregulluar me Rregulloren (AAC) Nr. 01/2017 për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot, e plotësuar me Rregulloren (AAC) Nr. 01/2021.