Dorëzohen katër ankesa në Apel për aktivistët e dënuar të “Vetëvendosjes”
Mbrojtja e katër aktivistëve të Lëvizjes Vetwvendosje, Atdhe Arifit, Egzon Halitit, Adea Batushës dhe Frashër Krasnqit, ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit katër ankesa.
Përmes një komunikate të VV-së thuhet se dënimi i këyre ka qenë kryekëput politik dhe i padrejtë. Sipas tyre, shkalla e dytëka mundëi qëta korigjiojë këtë gabim të drejtësisë, transmeton Indeksonline.
Më tej, “Pa prova e pa fakte, aktivistët tanë janë të privuar nga liria që prej fundigushtit të vitit 2016. Pos muajve të paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak, ata kanë 73 ditë që janë arrestuar dhe po vuajnë padrejtësinë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Postimi i plotë:
Dorëzohen ankesat për rastin e katër aktivistëve të dënuar
Avokatët mbrojtës kanë dorëzuar sot katër ankesa në Gjykatën e Apelit për aktivistët e dënuar: Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi.
Dënimi i tyre është kryekëput politik dhe i padrejtë dhe shkalla e dytë e ka mundësinë që ta korrigjojë këtë gabim të drejtësisë. Përgjigjia në këto katër ankesa është shanci i dëshmisë se një pjesë e gjyqësorit të Kosovës ende mund të veprojë e pavarur.
Pa prova e pa fakte, aktivistët tanë janë të privuar nga liria që prej fundigushtit të vitit 2016. Pos muajve të paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak, ata kanë 73 ditë që janë arrestuar dhe po vuajnë padrejtësinë.
Ne kërkojmë liri për katër aktivistët e dënuar. Kërkojmë fundin e këtij gjyqi të montuar. Kërkojmë vënie të drejtësisë për rastin e aktivistit Astrit Dehari.
Liri për aktivistët.
Drejtësi për Astritin./Indeksonline/