75 Mall Live Search
14:07 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / C E

“Dorëzohen” klubet shqiptare, i japin fundit bojkotit të futbollit

Liga Profesioniste e Futbollit e mbledhur në orën 13:00 të kësaj të enjteje, ka vendosur t’i japë fund bojkotit dhe të nisë Kampionatin e Kategorisë Superiore.

Në ditët në vazhdim, do të vendoset edhe për datën kur do të luhet java e parë e Superiores.

Vendimi u mor pas përgjigjes zyrtare të të mandatuarit të Qeverisë për negociatat, Fidel Ylli, i cili një ditë më parë siguroi se të gjithë kërkesat do të realizohen nga kryeministri Rama, por klubet duhet patjetër t’i japin fund bojkotit.

Një lajm shumë i mirë për futbollin në vend, me topin që më në fund do të nisë të rrotullohet që këtë fundjave në kategoritë më të ulëta e shumë shpejt do të ketë edhe një datë për nisjen e Superiores.