75 Mall Live Search
13:49 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

“Dorëzohet” Armenia: Jemi të gatshëm për armëpushim me Azerbajxhanin

Armenia ka thënë se është gatshme të punojë me ndërmjetës ndërkombëtarë për të arritur një armëpushim me Azerbajxhanin, ndërsa dy rivalët luftojnë për rajonin e shkëputur Nagorno-Karabak.

“Armenia “qëndron e gatshme” për t’u angazhuar me Francën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët bashkëkryesojnë grupin e ndërmjetësve të OSBE-së në konflikt, “për të rivendosur një regjim të armëpushimit”, tha Ministria e Jashtme armene të premten, shkruan Aljazeera, përcjell abcnews.al.

Sidoqoftë, më tej në deklarate thuhet se “ky agresion kundër Nagorno-Karabakut do të vazhdojë të marrë përgjigjen tonë të fortë dhe të vendosur”.

Megjithatë, deklarata e Armenisë këtë të premte shënon shenjën e parë që dialogu mund të jetë i mundur, pas ditëve që Jerevani dhe Baku refuzojnë të marrin parasysh thirrjet nga udhëheqësit perëndimorë dhe Rusia për t’u tërhequr.