75 Mall Live Search
23:21 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / AR

Dorëzohet Fifi: Granitin e kam vetëm shok, por bëhem xheloze për të

Deklaratat e Fifit po bëjnë ‘boom’.

Sonte ajo duket se është ‘dorëzuar’ nga pëlqimi i fortë që kishte për Granitn duke thënë që e konsideron vetëm si shok, shkruan Indeksonline.

“Unë e dua Granitin si shok, por bëhem xheloze. Kështu jam unë, s’ka të mesme me mua, ose po ose jo”, tha këngëtarja.

Nga ana tjetër Balina e kundërshtoi duke argumentuar se kështu po e kushtëzon lojën e Granitit, madje dhe po ‘frikëson’ banoret që nuk guxojnë të flasin me të prej reagimeve të këngëtares.

Si përfundim, Graniti dhe Fifi nuk ka gjasa të mëdha të ndryshojnë raport./Indeksonline/