75 Mall Live Search
23:57 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Dorëzohet Guardiola: Shumë e vështirë për titullin

Pep Guardiola nuk ka qenë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në disfatën 2-1 ndaj Newcastle.

Me këtë humbje, City rrezikon të shkojë -7 nga Liverpool, nëse të Kuqtë fitojnë të mërkurën ndaj Leicester.

Nuk ishte paraqitja jonë më e mirë. E nisëm me gol, por gjatë 90 minutat nuk kishim ritmin e duhur për t’i imponuar kundërshtarin lojën tonë.

“Ndodhi përsëri e njëjta gjë, me goditjen e parë ata shënojnë gol. Ne kishim mundësi të mira, por ndeshja ishte e hapur dhe ata shënuan golin e fitores. Urime Newcastle.

“Lufta për titull është vështirësuar shumë pas kësaj ndeshjeje. Çdo gjë është e hapur akoma, por do ta kemi tepër të vështirë.

“E dinim që duhet të fitonim këtu, por këto janë gjëra të ndodhin në futboll. Sot nuk ishte dita jonë.”