75 Mall Live Search
23:55 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / C E

Dorëzohet Ibrahimovic, nuk do t’i gjuaj më penalltitë

Zlatan Ibrahimovic duket se e ka humbur aftësinë e saktësisë së gjuajtjeve të penalltive.

Sulmuesi suedez vazhdimisht po gabon nga pika e bardhë dhe një gjë të tillë e bëri edhe sot kundër Veronës, shkruan Indeksonline.

Ibra humbi rastin për të barazuar rezultatin nga penalltia edhe pse një gjë të tillë e bëri nga loja e hapur në fund të ndeshjes.

Pas ndeshjes, 39 vjeçari ka deklaruar se nga tani penalltitë do t’i gjuaj Kessie pasi ai nuk po arrin të shënoj. /IndeksOnline/