16:15 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Dorëzohet” Juventus, jep dritën e gjelbër për Sandron

Skuadra e Juventusit është “dorëzuar” dhe ia ka dhënë dritën e gjelbër mbrojtësit Alex Sandro për t’u larguar nga Zonja e Vjetër.

Sandro është një nga mbrojtësit anësor më të mirë në botë. Ai është duke u kërkuar nga shumë klube europiane, por një prej më seriozi është Chelsea.

Kampionët italian kanë kërkuar 60 milionë funta për të gjitha klubet që janë të interesuar për shërbimet e brazilianit.

Mbetët të shihet gjatë mini-afatit të janarit se a do të ndodhë ky transferim. Vlen të përmendet se Conte para disa dite e konfirmoi se ka nevojë për një anësor./IndeksOnline/