Dorëzohet KB Istogu, largon amerikanët, garën e vazhdon me vendorët

Skuadra e basketbollit kosovar, KB Istogu ka larguar tre lojtarë amerikanë dhe kjo vjen menjëherë pas eliminimit nga Kupa e Kosvoës.
Istogu mbrëmë u mposht me rezultat të thellë 84-51 nga Trepça në ndeshjen e zhvilluar në Gjakovë, shkruan Indeksonline
Përmes rrjeteve sociale, klubi i Superligës së Kosovës njoftoi largimin e amerikanëve, Ty Prince, Desmond Holloëay dhe Daquan Brooks.
Garën tani skuadra nga Istogu do ta vazhdojë vetëm me lojtarët e vendor.
Gjatë këtij sezoni Istogu në Superligë ka zhvilluar 21 ndeshje dhe ka arritur vetëm një fitore (20 humbje)./Indeksonline/