75 Mall Live Search
15:37 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / A

Dorëzohet në Kushtetuese ankesa ndaj dekretit të presidentes

Në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, është dorëzuar një ankesë që kundërshton dekretin e Presidentes së vendit.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se ankesa e paralajmëruar nga LVV-ja lidhet me atë që e cilësojnë si shkelje të procedurave kushtetuese dhe tejkalim të kompetencave nga ana e Presidentes.

Sipas tyre, çështja kërkon interpretim nga Gjykata Kushtetuese për të sqaruar përputhshmërinë e dekretit me Kushtetutën e Kosovës.