75 Mall Live Search
09:31 / E Premte, 28 Shkurt 2025 / G T

Dorëzohet në polici vëllai i boksierit të vrarë

Berat Nimani, vëlla i boksierit të vrarë para disa muajsh në Gjermani është dorëzuar në polici.

Bild.de raporton se se Nimani tashmë është në stacionin policor në Bielefeld dhe gjatë ditës së sotme do t’i përcaktohet masa e paraburgimit, përcjell Indeksonline

Nimani, të mërkuren shtiu me armë zjarri në një turmë njerëzish ku la të plagosur katër persona.

Kjo ishte hakmarrje e tij, ndaj grupit që vrau vëllanë e tij, Besar Nimanin para disa muajsh.

Besar Nimani ishte boksier i suksesshëm në Gjermani, por kishte shumë probleme me një grup, të cilët e vranë.

“Dorëzimi ishte paqësor dhe bashkëpunues”, u shpreh avokati i familjes Nimani Peter Wuller për Bild./Indeksonline/