18:28 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dorëzohet njëri nga klubet më të vjetra në Kosovë, e “shtrinë” dorën për lëmoshë

Vëllaznimi nga Gjakova është në momentet më të këqija në historinë e tyre 90 vjeçare.

Skuadra që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës përveç largimesh nga kryesia është duke vuajtur një krizë ekonomike.

Skuadra ka dalë me komunikatë ku po kërkon ndihmë nga qytetarët, së paku për të gjetur një fond të vogël për të vazhduar garat.

Ky është njoftimi i tyre:

???????? ???? ??

Të dashur qytetarë e simpatizantë të klubit tonë të zemrës!

Siç edhe jeni në dijeni, ka shumë kohë që KF Vëllaznimi po kalon në një prej fazave më tē këqija në gjithë historinë e klubit!

Pasi për momentin u shteruan pothuajse të gjitha alternativat e thirrjeve për ndihmë, ne si staf i Vëllaznimit e ndërmorrëm një iniciativë si rastin e fundit, për ta shpëtuar klubin nga më e keqja, që përmes shtypjes së mijëra biletave për të ardhë në stadium dhe për ta përkrahur klubin tonë në këto momente të vështira, duke paguar biletën vetëm 2€, kush me nje biletë e kushë me më shumë bileta, në mënyrë që të mund ta sigurojmë një fond minimalë ekzistencial për vazhdimin e garës.m

Le të jetë kjo biletë të cilën do ta paguani Ju, ?????? ? ?????!
Fati qoftë me ne, në ditët dhe javët në vazhdim!
Perherë mirënjohës për secilin prej jush!

?? ???????
?? ?ë????????