14:51 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

“Dorëzohet” Panucci: Fat të mbarë Zhegrovës

Christian Panucci, trajneri i Shqipërisë mori shumë kritika për shkak të Edon Zhegrovës.

Në konferencën për shtyp ditën e hënë, trajneri italian tha fjalë të rënda për futbollistin kosovar, transmeton IndeksOnline.

Madje ai mori shumë kritika nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe nga trajnerët kosovar.

Mirëpo, Panucci në konferencë për shtyp para miqësores me Norvegjinë shihet i “dorëzuar” sa i përket “problemit” Zhegrova.

Zhegrova ka shënuar dje. Federata kosovare ka thënë që Panuçi të shohë punët e veta? (ishte pyetja e gazetarit shqiptar drejtuar trajnerit italian)

“Fat të mbarë Zhegrovës. Suksese”, u përgjigj Panucci.

Kombëtarja e Shqipërisë luan nesër më 26 mars kundër Norvegjisë./IndeksOnline/