75 Mall Live Search
13:28 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Dorëzohet për Marcelon, Juventus dëshiron yllin e Barcelonës

Gjiganti i Series A, Juventus është shumë e interesuar të nënshkruaj me mbrojtësin e Barcelonës, Jordi Alba.

Mbrojtësi i majtë spanjoll cilësohet si ndër më të mirët në pozitën e tij. Përkundër kësaj ai ende nuk ka nënshkruar kontrat të re me klubin katalunas. Kontrata i skadon në vitin 2020, transmeton Indeksonline.

‘Tuttosport’ ka raportuar që edhe pse në të kaluarën Barcelona kishte refuzuar të negocionte për Jordi Alban, Juventus nuk dëshiron të heq dorë.

Përveç ‘Zonjës së Vjetër’ të interesuar për shërbimet e Albas janë edhe Manchester United dhe Manchester City. /Indeksonline/