Dorëzohet për Modric, Interi tenton për kroatin tjetër
Interi, raportohet, se është duke e konsideruar rikthimin e Mateo Kovacic.
Pra, nëse dështon transferimi i Luka Modric, ”Nerazzurrët” mund të vihen pas bashkëkombasit të yllit të Real Madridit.
Mesfushori u largua nga Interi në vitin 2015 për t’ju bashkuar Real Madridit, transmeton IndeksOnline.

Por, këtë sezon, Kovacic u dërgua në huazim te Chelsea.
Chelsea nuk e ka opsionin e blerjes së Kovacic, por Tuttosport beson se Interi është duke e menduar rikthimin e tij.
Drejtori sportiv, Piero Ausilio është duke tentuar në transferimin e një mesfushori kreativ, teksa në verë u tentua transferimi i Modric, por pa sukses./IndeksOnline/