Perez po mendon shitjen e aksioneve të Realit tek investitor të huaj

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez po shqyrton mundësinë e shitjes së një pjese pakic të aksioneve te investitor të huaj.
Ky do të ishte një ndryshim rrënjësor në strukturën e pronësisë, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton ”The Atlantic”, për herë të parë në histori, klubi po mendon shitjen e aksioneve tek investitor të jashtëm.
Florentino Pérez beson se hapja e klubit për investitorët e jashtëm do ta ndihmojë klubin të jetë më konkurrues kundër klubeve shtetërore.
Ai do të prezantojë planet e detajuara për këto ndryshime në Asamblenë e ardhshme të Përgjithshme të klubit, që pritet të jetë muajin e ardhshëm./IndeksOnline/