75 Mall Live Search
15:21 / E Martë, 06 Prill 2021 / k.v

Dorëzohet personi i dytë për vrasjen e 15-vjeçarit në Gradicë të Drenasit

Është vetdorëzuar personi i dytë për vrasjen e 15-vjeçarit në Gradicë të Drenasit dhe plagosjen e babait të tij, Bekim Muja.

A.Bardiqi, 19-vjeç është vetdorëzuar pak orë pasi ishte dorëzuar i dyshuari kryesor Xhafer Bardiqi, 54-vjeç.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.

“A.B., (mashkull) 19 vjeç, i cili ishte në kërkim për rastin e vrasjes së ndodhur mbrëmë në fshatin Gradicë të Drenasit është dorëzuar sot. Ndaj tij në koordinim me prokurorinë po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka deklaruar Ahmeti.

Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar./IndeksOnline/