75 Mall Live Search
15:22 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / Gj Sh

Dorëzohet Reali, tërhiqet nga Superliga Evropiane

Real Madrid është tërhequr nga projekti i Superligës.

Klubi mbretëtor përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me UEFA-n dhe Klubet Evropiane të Futbollit, dhe do të zgjidhen mosmarrëveshjet ligjore që lidhën me Superligën Evropiane, shkruan IndeksOnline.

”Pas muajsh diskutimesh të zhvilluara në interesin më të mirë të futbollit evropian, UEFA , Klubet Evropiane të Futbollit (EFC) dhe Real Madrid CF njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje parimore për mirëqenien e futbollit evropian të klubeve, duke respektuar parimin e meritës sportive me theks në qëndrueshmërinë afatgjatë të klubit dhe përmirësimin e përvojës së tifozëve përmes përdorimit të teknologjisë.

Kjo marrëveshje parimesh do të shërbejë gjithashtu për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre ligjore që lidhen me Superligën Evropiane, pasi këto parime të ekzekutohen dhe zbatohen.”, thuhet në njoftim.

Real Madridi ishte skuadra e fundit e cila mbeti në Superligën Evropiane, pasi javën e kaluar Barcelona u tërhek zyrtarisht nga ky projekt./IndeksOnline/