“Dorëzohet” Serbia, flamuri shqiptar vendoset në stadiumin e Leskovcit

Na ndajnë edhe pak orë nga ndeshja e shumëpritur Serbi-Shqipëri.
Ndeshja luhet në stadiumin Duboqica të Leskovcit, ndeshje vendimtare për vendin e 2-të në grupin K të kualifikueseve të Botërorit 2026.
Lajm ishte bërë mosvendosja e flamurit tonë kombëtar në stadiumin Duboqica.
Mirëpo organizorët u dorëzuan ku tashmë më në fund flamuri jonë valon përkrah atyre të FIFA-së, UEFA-së dhe asaj të nikoqirëve, Serbisë.
Kujtojmë se ndeshja Serbi-Shqipëri, do të luhet sonte me fillim në orën 20:45/IndeksOnline/