75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Dorëzohet Spanja, pranon simbolet e Kosovës

Sot fillon kampionati i 54-të evropian i karatesë që zhvillohet në Guadalajara të Spanjës.

Ekipi i karatesë së Kosovës në këtë kompeticion prezantohet me 10 garues, shkruan Indeksonline.

Për dallim me aktivitetet tjera, në këtë garë janë vendosur simbolet e shtetit të Republikës së Kosovës.

Pas dënimeve dhe penalizimeve qe mori, shteti spanjoll është dorëzuar dhe ka pranuar realitetin. /IndeksOnline/