15:06 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dorëzohet Vuçiq për ushtrinë: Kosova e ka SHBA-në në krah, s’kemi çka bëjmë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është pajtuar me faktin se Kosova ka miqësi të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai sot ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka të drejtë kur thotë se i kanë SHBA-të në krahë pa marr parasysh çka ndodh, shkruajnë mediat serbe, transmetonIndeksonline.

“Është e qartë se prapa çdo gjëje janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ishte një sekret i madh dhe ne nuk duhet të themi hapur. Ata kanë më shumë aleatë në Evropë. Ata janë shumë të fortë dhe Serbia nuk do të ndryshojë opinionin e SHBA. Ne nuk kemi asgjë tjetër për të bërë. Për këtë arsye ne duhet të orientohemi në fabrika, të ardhme dhe të fitojmë mençur. Të fitojmë ushtarakisht ndaj Amerikës as mos e çoni në mend”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, Serbia megjithatë do të vazhdoj të luftoj për interesat e qytetarëve të saj./Indeksonline/