“Dorëzohu, pastaj të lëmë të qetë”/ Dua Lipa në siklet nga paparacit, në Paris
Dua Lipa dhe i fejuari i saj, Callum Turner, janë vënë pa dëshirë përballë një situate të sikletshme, në Paris.
Dhjetëra paparaci u stacionuan pranë hyrjes së restorantit ku ata po darkonin, për të fotografuar çiftin.
Duket se të dy ishin të lodhur dhe aspak në disponim për foto, teksa kërkojnë me mirësjellje të mos fotografohen gjatë daljes, shkruan IndeksOnline.
“Faleminderit shumë, por jo. Nuk po e bëjmë këtë gjë sonte”, u shpreh Dua, me Callum-in që kërkoi mirëkuptim nga paparacit.
Por, këta të fundit u treguan “të pamëshirshëm”.
“Thjesht dorëzohu, dhe më pas të lëmë të qetë” u shpreh njëri prej tyre.
“Pozo për disa foto”, u shpreh një tjetër.
Blicat bënë që artistja shqiptare me famë botërore të humbte shikimin e qartë dhe për pak të rrëzohej. Fytyrën, Dua e mbulonte vazhdimisht me dorë./IndeksOnline/
dua lipa & callum turner argue with paparazzi in paris pic.twitter.com/ArlmVChMEE
— 𝓕avs (@favspopculture) February 10, 2026

