75 Mall Live Search
10:30 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Dorëzohu se të vramë!”- policia shqiptare në aksion për kapjen e një personi të rrezikshëm

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot pranë nënstacioni elektrik në Lezhë. Mësohet se policia është angazhuar për kapjen e një personi të shpallur në kërkim, ndërkohë që ende nuk dihen detajet nga ngjarja.

Nga të dhënat e para mësohet se forcat e rendit kanë rrethuar zonën në fjalë. Gazetari Elidon Ndreka ka siguruar për “BalkanWeb” pamje nga aksioni.

Një banore e zonës, e cila është bërë dëshmitare e ngjarjes, e cila tregon se ka parë një person teksa vraponte, pasi po ndiqej nga policia.

“I thoshin dorëzohu këtij personi që po ndiqnin. Policia hyri në oborr. Policia shtiu me armë, i thoshte dorëzohu!”, thotë gruaja.