Doriani, talenti që po dhuron spektakël futbolli

Nëse Kosova është quajtur vatër e talenteve të futbollit ,gjithmonë ka pas një arsye. Kosova vërtet ja shumë fëmijë jashtëzakonisht të talentuar.
Por një arsye e fuqishme ditëve të sotme është edhe mrekullia që po bënë një djalosh vetëm 9 vjeç. Dorian Ademi lojtar I shkollës së futbollit Pro Football BL në Prishtinë ,ka filluar të bëjë të gjithë për vete. Duke parë se ky djalosh po dhuron spektakël në secilën ndeshje, interesimi për të ka filluar të bëhet mjaftë i madh.
Madje pothuajse në çdo ndeshje shumë trajner dhe njohës të futbollit shkojnë për të parë nga afër cilësitë e tij të jashtëzakonshme. Jo rastësisht kanë filluar edhe menaxherë e skaut të shumtë jashtë Kosovës që të interesohen për të gjetur një mënyrë që me Dorianin të kenë një bashkëpunim në mënyrë që rritja e tij si futbollist të ketë një trajtim të veçantë.
Tash për tash fjalët janë të tepërta ,por Doriani më cilësitë që ka thjeshtë po mahnitë të gjithë. Krejt në fund –mbajeni në mend këtë emër-Dorian Ademi.