Dortmund, Arsenal dhe Everton kërkojnë talentin e Barcelonës
Barcelona kërkon të fitoj sa më shumë para nga Malcom gjatë këtij afati kalimtar.
Ardhja e Griezmann dhe mundësia që Neymar të rikthehet ka humbur gjasat që braziliani të mund të gjejë hapësirë në formacion.
Dy skuadrat angleze, Arsenal dhe Everton si dhe ajo gjermane, Dortmund janë duke kërkuar 22 vjeçarin.
Barcelona e vlerëson 50 milionë euro kartonin e tij, pasi ka paguar 41 milionë për ta transferuar një vit më parë.
Merkato në Premierligë mbyllet me 8 gusht derisa në ligat tjera vazhdon deri më 2 shtator. /IndeksOnline/