Dortmund bëhet “pishman”, i kërkon shkëmbim Chelsea-s
Borrusia Dortmund janë në kërkim të një sulmuesi dhe si duket ata janë të interesuar të blejnë shërbimet e Alvaro Moratës i cili do të zëvendësonte Michy Batshuayi ,pasi që lojtari nga Belgjika është ne huazim nga Chelsea.
Morata ka luftuar për formën e tij të mirë që kur ka ardhur nga Real Madridi dhe mungesa e qëndrueshmërisë së tij e ka eliminuar nga skuadra spanjolle e kupës botërore, shkruan Indeksonline.
Sipas portalit Belg HLN, huazimi i Batshuayi nuk është më zgjedhja e parë e Dortmundit për menaxherin e ri, Lucien Favre.
Morata, u nënshkrua për 58 milionë funte më shumë se një vit më parë, por Blues nuk do të lejoj sulmuesin të largohet me një çmim më të lirë.