22:57 / E Martë, 17 Shtator 2019

Dortmund dhe Barcelona ndajnë pikët

Dortmundi dhe Barcelona janë ndarë barazim pa gola në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat nuk arritën të gjenin portën dhe morën vetëm nga një pikë në fund, shkruan Indeksonline.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Reus, por penalltinë e tij e priti Ter Stegen.

Katër skuadrat e grupit F kanë nga një pikë pas ndeshjes së parë. /IndeksOnline/