75 Mall Live Search
22:53 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / Gj. Sh

Dortmund dhe Milan ndajnë pikët

Ka përfundur pa fitues ndeshja kryesore e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Dortmund dhe Milan barazuan me rezultat 0-0, shkruan IndeksOnline.

Të dyja skuadrat patën raste të mira shënimi por që nuk arritën të shënojnë gol.

Milan me barazimin e sotëm shkon në kuotën e dy pikëve në dy ndeshje dhe renditet në vendin e tretë të grupit F.

Në anën tjetër, kjo ishte pika e parë e Dortmundit dhe renditet në vendin e fundit./IndeksOnline/