16:08 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

Dortmund e bllokon transferimin e Sancho te Man Utd, i ofrohet pagë marramendëse

Borussia Dortmund është e  gatshme t’i ofrojnë Jadon Sancho një pagë të konsiderueshme nëse ai hedh poshtë transferimin te Manchester United.

Sipas raportimeve nga Bild, skuadra gjermane është e gatshme të bëjnë një ofertë të re për Sancho, transmeton IndeksOnline.

Paga e ofruar për futbollistin e dëshiruar nga United pritet të jetë afër 10 milionë euro në sezon apo rreth 165.00 në javë.

Andaj pritet që kjo pagë të ndrrojë mendjen e futbollistit dhe të qëndroj në skuadrën gjermane./IndeksOnline/.