23:48 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Dortmund eliminohet nga Kupa e Gjermanisë

Borusia Dortmund është eliminuar nga Kupa e Gjemanisë.

Në ndeshjen e1/8 së finales, Dortmund pësoi humbje si mysafire e Stuttgartit, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë u mbyll pa gola 0-0, derisa fitoren Stuttgarti e siguroi në pjesën e dytë.

Vendasit kaluan në epërsi me golin e Serhou Guirassy, në minutën e 55-të.

Fitoren Stuttgartit ia siguroi sulmussi nga Congo, Silas, në minutën e 77-të./IndeksOnline/