Dortmund është gati për PSG-në, kjo është 11-shja startuese

Sot luhet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve, mes PSG dhe Borussia Dortmund.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Parc de Prince” më fillim nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.
Pas PSG-së, edhe Dortmund ka publikuar formacionin zyrtar të ndeshjes, e që është si në viijm: Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Emre Can, Sabitzer; Sancho, Brandt, Adeyemi; Füllkrug.
Në anën tjetër, PSG do të luajë me këtë 11-she: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes – Zaïre-Emery, Vitinha, Ruiz; Dembélé, Gonçalo Ramos, Mbappé.
PSG për të prekur finalen e madhe i nevojitet patjetër fitorja, pasi në ndeshjen e parë ka pësuar humbje me rezultat 1-0.