75 Mall Live Search
13:29 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dortmundi i vendos çmimin stratosferik Sanchos

Borussia Dortmundi e ka rritur çmimin e kartonit të Jadon Sanchos në 120 milionë stërlina, sipas Don Balonit.

Manchester United-i dhe Chelsea mendohet se po e ndjekin 19-vjeçarin e talentuar anglez, por verdhezinjtë e Bundesligës s’e kanë ndërmend ta lëshojnë, nëse nuk përmbushet kjo kërkesë financiare e tyre gjatë merkatos së verës.

Barcelona, gjithashtu, thuhet se është e interesuar për yllin anglez, i cili ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 13 asiste te Dortmundi, në Kampionatin gjerman, këtë sezon.