75 Mall Live Search
10:30 / E Premte, 13 Shtator 2024 / Gj. Sh

Dortmund merr kreun e Bundesligës

Borusia Dortmund ka shënuar fitoren e dytë këtë sezon dhe ka marrë përkohësisht kreun e Bundesligës.

Verdhezinjtë sonte shënuan fitore në shtëpi ndaj Heidenheimit, me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Karim Adeyemi, i cili shënoi dy gola dhe bëri një asist.

Donyell Malen hapi serinë e golave në minutën e 12-të, ndërsa pesë minuta më vonë Adeyemi dyfishoi rezultatin.

Hidenheim ngushtoi rezultatin me golin e Marvin Pieriger, në minutën e 39-të.

Dy minuta më vonë Adeyemi riktheu epërsinë e dy golave për Dortmundin.

Mysafirët tentuan të rikhehen në lojë, ku Maximillian Breunig shënoi nga penalltia në minutën e 74-të.

Nga pika e bardhë u tregua edhe Emre Can në 90+3, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 4-2.

Dortmund tani është lider i Bundesligës me 7 pikë, ndërsa Heidenheim renditet e dyta me vetëm një pikë më pak./IndeksOnline/