75 Mall Live Search
22:27 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / C E

Dortmund merr tri pikë të rëndësishme, mposht Werderin

Borusia Dortmund ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në Bundesligë.

Milionerët kanë mposhtur Werder Bremenin me rezultat 1-2 në ndeshjen e javës së 12-të të kampionatit gjerman.

Dortmund kaluan të parët në epërsi me golin e Guerreiro në minutën e 12-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e barazoi Mohwald në minutën e 28-të.

Golin e fitores për Dortmundin e shënoi Reus në minutën e 79-të.

Në dy ndeshjet tjera, Hertha Berlin dhe Mainz luajtën pa gola derisa Union Berlini barazoi si mysafir i Stutgardit me rezultat 2-2.

Dortmund ngjitet në vendin e katërt me 22 pikë, tri pikë më pak se Leverkusen dhe dy më pak se Bayern e Leipzig që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/